“Dardanët” nisen drejt Izraelit për ndeshjen e parë të kualifikimeve për “Euro 2024”
Përfaqësuesja e Kosovës është nisur drejt Izraelit për ndeshjen e parë për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Skuadra e Alain Giresses do të përballet nesër me atë të Alon Hazanit me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Tel Aviv”.
Kosova gjendet në grupin I dhe nesër do të synojë që t’ia nisë mbarë kualifikimeve për “Euro 2024”.
Kujtojmë se, pas tri ditësh, Kosova përballet me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.