“Dardanët” e rinj fillojnë stërvitjet në Antalia të Turqisë
Kombëtarja e Kosovës U21 ka filluar përgatitjet në Antalia të Turqisë, ku do të qëndrojë për disa ditë në kuadër të Kampit stëvitor për ciklin e ardhshëm kualifikues.
Për herë të parë Dardanët U21 janë duke u drejtuar nga përzgjedhësi Afrim Tovërlani.
Gjatë qëndrimit në Antalia, Kosova U21 do të stërvisë nga dy herë në ditë, derisa krahas stërvitjeve pritet të zhvillojë edhe ndonjë ndeshje testuese, në mënyrë që përzgjedhësi i ri ta shohë formën e lojtarëve të grumbulluar.
Më poshtë gjeni disa nga fotot e stërvitjeve.