Danimarka pritet të ndaloj përdorimin e telefonave në shkolla

Danimarka pritet të ndaloj përdorimin e telefonave në shkolla dhe në klubet pas orarit të shkollës, shkruan “The Guardian”.
Legjislacionin në fuqi pritet ta ndryshoj Qeveria e Danimarkës, transmeton Periskopi.
Me legjislacionin e ri, do të detyrohen gjithë fëmijët nga mosha 7 deri në moshën 16-17 vjeç që të mos i sjellin telefonat në shkollë.
Ministri i Edukimit, Mattias Tesfaye, ka thënë për “Politiken” se “telefonat celularë dhe tabletat nuk kanë vend në shkollë”.
Në të kaluarën Qeveria e Danimarkës kishte refuzuar të miratonte një ligj të tillë./Periskopi/