Daniele Maldini shënon golin e parë për Milanin, i jep epërsinë ‘Rossonerit’
Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen mes Milanit dhe Spezias.
Milan ka kaluar në epërsi ndaj Spezias, në ndeshjen që është e vlefshme për xhiron e pestën ë Serie A, shkruan Periskopi.
Realizator i golit ishte Daniele Maldini, i cili shënoi në minutën e 48’ të takimit.
Ky është goli i parë për të, dhe vjen pikërisht në debutimin e tij me Milan në Serie A.
Shikoni golin më poshtë. /Periskopi/