Dani reagon pas thashethemeve se ka thënë që shteti duhet t’i paguajë këngëtarët me nga pesë mijë euro
Dani ka reaguar pas lajmeve të rreme lidhur me një deklaratë të tij.
Këngëtari i njohur, Ramadan Krasniqi-Dani ka reaguar së fundi lidhur me disa lajme të rreme që po qarkullojnë duke tentuar ta dëmtojnë imazhin e tij, shkruan lajmi.net.
Në disa medie qarkulloi një lajm ku thuhej kinse Dani kishte deklaruar se shteti duhet t’i kompenzojë këngëtarët me nga pesë mijë euro për dëmtimin e shkaktuar nga kriza e pandemisë.
Por, lidhur me këtë reagoi këngëtari, i cili e mohoi të ketë thënë një gjë të tillë, teksa bën thirrje për kujdes.
Me anë të një statusi, Dani tha se thashetheme të tilla kanë për qëllim të njollosin imazhin e tij.