Dani Olmo, heroi i vërtetë i Spanjës – E largoi topin nga vija në minutat e fundit
Spanja fitoi finalen e madhe të Euro 2024 duke mposhtur Anglinë me rezultat 2-1.
“La Furia” ishin dominues në pjesën më të madhe të takimit teksa golin e avantazhit e shënuan në minutën e 47’të me Nico Williams.
Palmer barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 73’të, kurse Oyarzabal shënoi golin e fitores për spanjollët.
Teksa rezultati ishte 2-1, në minutat e fundit, Olmo shpëtoi Spanjën pa pësuar gol për të dërguar ndeshjen në vazhdime.
Olmo ishte vendimtar teksa largoi topin nga vija e fundit e portës së Unai Simon.
Ja momenti:
UNA PLAZA PARA DANI OLMO EN CADA CIUDAD DE ESPAÑA YA pic.twitter.com/XUnYaP5dZl
— 🅿 (@finallyxpablo) July 14, 2024