Dani Alvesh në gjykatë, 270 gazetarë ndjekin gjyqin

Dani Alvesh në gjykatë, 270 gazetarë ndjekin gjyqin

Gjyqi ndaj Dani Alves fillon këtë të hënë. Sesioni i parë është planifikuar për në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në Audiencia Provincial de Barcelona.

Lojtari brazilian është përgjegjës për abuzimin e dyshuar seksual, që daton natën e 30 dhjetor 2022, kur mbrojtësi brazilian dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë 23-vjeçare në një klub nate në Barcelonë.

Dani Alves ndodhet në paraburgim që prej 20 janarit 2023. Mbrojtja e futbollistit kërkoi edhe lirimin me kusht, gjë e cila u refuzua nga gjykatat për shkak të rrezikut të lartë të arratisjes.

Për seancën e parë janë akredituar më shumë se 270 gazetarë nga e gjithë bota. Mediat do të mund të ndjekin të gjithë gjykimin në një dhomë ngjitur, nëpërmjet një televizori të disponueshëm në sallë. Megjithatë, gazetarët nuk janë të autorizuar të xhirojnë apo fotografojnë imazhe apo regjistrojnë audio. Ata do të mund të transmetojnë vetëm me shkrim dhe drejtpërdrejt deklaratat e lojtarit dhe dëshmitarëve.
Ndërkohë mediat spanjolle jan drejtpërdrejtë duke sjellë imazhet e mbërritjes së makinës që transporton Dani Alvesh në gjykatë.

Lojtari përballet me një dënim maksimal prej 12 vitesh burg. Mbrojtja do të përdorë alkoolin që ka pirë braziliani si një faktor lehtësues dhe do të paraqesë edhe biletat e klubit për të vërtetuar rastin.
Gjykata e Lartë e Katalonjës raportoi se këtë të hënë do të zhvillohet faza paraprake e marrjes në pyetje: janë emëruar gjashtë dëshmitarë dhe në parim do të bëhet dëshmia e lojtarit. Të martën dita do t’i kushtohet dëshmive dhe do të thirren 22 dëshmitarë nga gjithsej 28. Të mërkurën do të prezantohen provat e ekspertizës./Top Channel

Shpërndaje në: