Dani Alves shpallet fajtor për përdhunimin e një gruaje: Dënohet me 4 vite e gjysmë burg

Dani Alves shpallet fajtor për përdhunimin e një gruaje: Dënohet me 4 vite e gjysmë burg

Një gjykatë në Spanjë e ka shpallur fajtor ish futbollistin e Barcelonës, Dani Alvesh, për përdhunim në një klub nate.

Gjykata e ka dënuar ish-futbollistin e famshëm me katër vjet e gjysmë burg.

Ylli 40 vjeçar i futbollit, njëherit edhe një prej emrave që ka fituar trofe më së shumti në historinë e futbollit, ka mohuar akuzat për përdhunimin e një gruaje në orët e hershme të mëngjesit të 31 dhjetorit 2022.

Avokati i futbollistit ka thënë se do ta ‘apelojë vendimin’, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Ndërkohë, avokati i viktimës, e ka mirëpritur vendimin duke thënë se ‘u bë e njohur ajo që kemi ditur vazhdimisht, të vërtetën e rrëfyer nga një viktimë”. /Periskopi

 

 

 

Shpërndaje në: