Dani Alves do të lirohet sot nga burgu
Dani Alves do ta shijojë sot lirinë pasi u dënua paraprakisht me burg prej katër vjetësh e gjysmë për shkak të sulmit seksual.
Futbollisti brazilian megjithatë do të largohet sot nga burgu Brians 2 pasi javën e kaluar pranoi t’i paguante 1 milion euro, si kusht për t’u liruar para kohe nga burgu.
Natyrisht, lirimi i ish-futbollistit të Barcelonës do të bëhet me kusht pasi ai s’do të ketë të drejt të largohet nga Spanja për një kohë dhe do t’i duhet të qëndrojë larg viktimës, shkruan mediumi spanjoll “lasexta”, përcjell Express.
Tribunali i ka sekuestruar dy pasaportat e tij, duke ia mohuar daljen nga territori spanjoll dhe e ka obligim që çdo javë të paraqitet në polici.
Avokati i viktimës ka bërë të ditur se do të ankohet për këtë vendim gjyqësor, i cili e solli lirimin e ish-futbollistit të Sevillës, Barcelonës, Juventusit dhe Paris Saint-Germainit.
Alves nuk do të mundë ta paguante vetë shumën prej 1 milion eurosh pasi pasuria e tij është sekuestruar nga një procedurë gjyqësore që e ka të hapur me ish-gruan e tij në Brazil.
Ndërkohë, thuhet se shoku i tij, Neymar Jr e ka ndihmuar me shumën e cila do t’ia sjell sot lirinë.