Dani Alves bie në grackën e policisë – Zbuloni se si u mashtrua për t’u kthyer në Spanjë

Dani Alves bie në grackën e policisë – Zbuloni se si u mashtrua për t’u kthyer në Spanjë

Arrestimi dhe burgimi i Dani Alves, i akuzuar për përdhunimin e dyshuar të një gruaje të re në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor, vazhdon të japë shumë për të diskutuar.

Tani, është zbuluar strategjia e përdorur nga Mossos d’Esquadra (policia katalanase) për ta bërë futbollistin brazilian të kthehet në Spanjë dhe të dëshmojë vullnetarisht, shkruan Periskopi.

Dani Alves, i cili ishte në Meksikë duke përmbushur kontratën që kishte nënshkruar me Pumas UNAM – skuadra meksikane e ndërpreu marrëveshjen pas arrestimit të tij.

Sipas informacioneve të gazetës spanjolle ‘El Correo’, vetë Mossos pranojnë se ka pasur një marrëveshje të tillë që Dani Alves të vihej vullnetarisht në dispozicion të policisë.

Burime pranë hetimit kanë saktësuar se deri në atë moment ishte heshtur serioziteti i akuzave ndaj futbollistit dhe forca e pretenduar e provave ndaj tij, për ta bërë brazilianin që të fluturonte vullnetarisht nga Meksika.

Në këtë mënyrë, policia bëri që futbollisti të pranonte këtë dorëzim vullnetar në komisariat, duke i fshehur të gjitha provat dhe dëshmitë që dyshohet se e inkriminonin për përdhunimin e të resë.

Paralelisht me deklaratën e viktimës së dyshuar, një përshkrim i qartë pa mospërputhje, policia kishte mbledhur dëshmi dhe prova në klubin e natës Sutton në Barcelonë.

Dani Alves dha deri në tre histori të ndryshme.

Në deklaratën e Alves për gjyqtarin, lojtari pranoi, sipas TV3, se ishte në klubin e natës në fjalë, por tha se ishte vetëm për një kohë të shkurtër dhe ai mohon sulmin seksual që i atribuohet nga viktima.

Ky version, bie ndesh me provat e mbledhura nga policia.

Siç raporton TV3, Dani Alves ka deklaruar tri gjëra të ndryshme: fillimisht ka thënë se nuk e njeh vajzën që dyshohet se ka sulmuar seksualisht, më pas ka thënë se e ka parë por nuk ka ndodhur asgjë, dhe në fund ka thënë se ajo është hedhur mbi të./Periskopi/

Shpërndaje në: