Danezi Morten Krogh do ta drejtojë ndeshjen Rumani – Kosovë
Është zyrtarizuar danezi Morten Krogh dhe ai do ta drejtojë ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës që zhvillohet të premten nga ora 20:45 në Bukuresht.
Ndeshja është vendimtare për vendin e parë në Grupin C2 të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Gjyqtari Krogh do të asistohet nga Victor Skytte e Steffen Bramsen, që po ashtu janë nga Danimarka.
Në shtator Krogh drejtoi ndeshjen mes Anglisë dhe Finlandës.
Ai ka drejtuar disa ndeshje në Ligën e Evropës e po ashtu në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/