Dallaveret në rrugën Prishtinë-Podujevë: Këto janë shkrimet e publikuara nga Periskopi që e dërguan Durmishin në Prokurori
Tenderët milionësh të lëshuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të drejtuar nga Liburn Aliu, e disa të nënshkruar edhe nga zvendësi i tij, Hysen Durmishi tani po hetohen nga Prokuroria.
Periskopi vazhdimisht ka raportuar për shkeljen e Ligjit të Prokurimit Publik për tenderin “Ndërtimi i rrugës nacionale ”Prishtinë – Besi – Podujevë”.
Tashmë punimet për ndërtimin e kësaj rrugë kanë nisur dhe përurimin e tyre e ka bërë, kryeministri, Albin Kurti. Por, procedurat e prokurimit që u aplikuan për t’u lidhur kontratat dyshohet se janë bërë kundërligjshëm. Kundërligjshëm janë favorizuar edhe kompanitë fituese.
Tenderi është realizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn Aliu, por është nënshkruar nga zëvendësministri, Hysen Dumrishi.
E tash, Hysen Durmishi njoftoi edhe në profilin e tij në Facebook se është ftuar nga Prokuroria për invevistim.
“Dëshiroj të ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorzuar në prokurori speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt sepse gjithçka po ecën sipas planit”, shkroi Durmishi.
Dyshimet që sollën hetimet e Prokurorisë
Ministria e Infrastrukturës e vulos kundërligjshëm tenderin Prishtinë – Podujevë