Dalin specifikat e telefonit Samsung Galaxy C10
Ndonëse seria e telefonave Samsung C tash për tash është e limituar vetëm për tregun e Kinës, kjo nuk do të thotë se telefonat nga kjo seri nuk tërheqin vëmendjen.
Një gjë e tillë ka të bëjë me modelin Galaxy C10, i cili pritet gjatë tremujorit të tretë të këtij viti dhe do të jetë telefoni i parë i Samsung me dy kamera. Tash janë paraqitur edhe informacionet për karakteristikat dhe çmimi i pajisjes.
Samsung China tashmë po e teston Galaxy C10. Ai do të ketë çip Snapdragon 660 dhe 6GB RAM. Burimet sugjerojnë se modele të caktuara do të kenë Samsung Exynos 7872 me gjashtë bërthama.
Ekrani është i madhësisë gjashtë inç me rezolucion Full HD. Do të jetë i pranishëm me dy opsione të hapësirës: 64GB dhe 128GB. Galaxy C10 do të ketë bateri 4000mAh dhe mund të vijë me tastierën Bixby. Çmimi fillestar për versionin 64GB do të jetë rreth 515 dollarë, transmeton KosovaPress.