Dalin rezultatet për drejtor të nëntë klinikave në ShSKUK-së

Dalin rezultatet për drejtor të nëntë klinikave në ShSKUK-së

Shërbimi Spitalor, Klinik, Unveristar i Kosovës (ShSKUK) ka publikuar rezultatet për nëntë drejtorë të klinikave në këtë institucion.

Në Klinikën e Oftalmologjisë (Syve) kandidati më i poentuar është Ardian Shabani si dhe në Klinikën e Nefrologjisë, Mimoza Berbatovci- Ukimeraj, të cilët do të mbajnë pozitën e drejtorit në këto klinika.

Në Kirurgjinë Vaskulare me gjithsej 92 pikë është përzgjedhur drejtor, Hajriz Rudari.

Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike është zgjedhur Arsim Gashi, ndërsa në klinikën e Kardiologjisë Faik Shatri.

Në Klinikën e Neonatologjisë pozitën e drejtorit do ta mbajë Luan Morina, në Kirurgjinë e Fëmijëve, Sejdi Statovci dhe Urologji, Bujar Frangu.

Pozitën e drejtoreshës së Mikrobiologjisë Klinikë do ta ketë Afërdita Alaj.

Më 22.11.2024 ShSKUK kishte hapur konkurs për drejtor të klinikave në këtë institucion. Konkursi ishte për drejtor të 12 klinikave.

Shpërndaje në: