Dalin rezultatet e studimit më të madh deri tash: Kriza e ambientit po e shton dhunën ndaj grave
Ngrohja globale po rrit dhunën ndaj grave dhe vajzave, ndërsa eksploatimi me bazë gjinore po e vështirëson aftësinë tonë për t’u ballafaquar me krizën, sipas një raporti të rëndësishëm që sapo ka përfunduar.
Përpjekjet për të riparuar degradimin ambiental dhe për t’u adoptuar me krizën klimatike, në veçanti nëpër vendet e varfra, po dështojnë, dhe burimet po harxhohen shkaku që nuk e marrin pabarazinë gjinore dhe efektet që ka mbi gratë dhe vajza seriozisht.
Aktivistët iu kanë bërë thirrje qeverive dhe institucioneve që të mbajnë shënime, duke thënë se impaktet mbi gratë dhe vajzat duhet të jenë në zemër të çdo strategjie të qëndrueshme mbi klimën dhe ekologjinë.
Uninioni Ndërkombëtar për Konservimin e Natyrës [IUCN] kreu atë që mendohej të ishte studimi më gjithëpërfshirës dhe më i madh për këtë çështje deri tash, pasi i mori dy vjet dhe në të u përfshin 1 mijë burime hulumtimi, përkthen Periskopi, shkruan The Guardian.
“Ne gjetëm se dhuna në baza gjinore ishte përhapur, dhe se kishte mjaftueshëm evidencë të qartë për të përfunduar se ndryshimet klimatike po rrisin dhunën ndaj grave,” tha Cate Owren, autore kryesore e raportit që u publikua gjatë ditës së sotme.
“Ndërsa degradimi i ambientit dhe prishja e ekosistemeve po rritet, në këmbim ajo po krijon mungesë dhe stres te njerëzit, dhe evidencat na tregojnë që, kur degradimi i ambientit rritet, rritet edhe dhuna në baza gjinore.”
Dhuna në baza gjinore përfshin dhunën në familje, sulmin seksual dhe dhunimin, detyrimin për prostitucion, martesat e detyrueshme dhe martesat e fëmijëve, e ashtu edhe format e tjera të eksploatimit të grave.
Raporti gjeti se trafikimi me njerëz ishte më i madh në zonat ku ambienti po degradohej më shumë.
Gratë dhe vajzat po ashtu ngarkohen me detyra të tilla si gjetja e ujit nëpër zona të shterura, dhe gjetjen e druve për ngrohje e nevoja ushqimore, gjë që po bëhet edhe më e zorshme në shumë zona shkaku i impaktit ekologjik dhe që i ekspozon ato nën një rrezik për dhunë të shtuar. /Periskopi