Dalin pamjet nga provokimi i rëndë që bëri Fermin Lopez drejt bankinës së Real Madridit
Fermin Lopez është parë duke bërë gjeste me duar nga bankina e Real Madridit gjatë El Clasicos.
Ky derbi nuk ishte si ata të sezonit të kaluar, pasi kishte me shumë situata tensionuese – si në kohërat e vjetra kur Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Jose Mourinho dhe Pep Guardiola ishin në La Liga.
21-vjeçari me sa duket shpresonte që Barcelona të shënonte edhe golin e pestë – ndoshta për t’u treguar lojtarëve të Real Madridit gjestin e famshëm ‘manita’.
Fermin ishte në formacionin startues kundër Los Blancos, por u largua në pjesën e parë.
Mesfushori sulmues tashmë ka shënuar dy gola kundër bardhezinjve, pavarësisht se ka bërë vetëm debutimin e tij në sezonin e kaluar. /Telegrafi/