Dalin pamjet: Ky është polici që e tërhoqi zvarrë Noizyn
Zbuloi polici i RENEA që tërhoqi zvarrë reperin e njohur, vetëm se ai tentoi të jepte kontributin e tij në zonën e rrezikut dhe pikërisht aty ku ishin vendosur trupa shqiptare dhe të huaja në një operacion kërkim-shpëtimi.
Reperi i njohur, ndonëse pa mjetet e duhura ka shkuar në thellësi të rrezes së palejuar dhe ka tentuar të jetë pjesë e operacioneve.
Sipas fotove që transmetoi Gazeta Shqip shihet qartë që Noizy është tërhequr zvarrë nga policia i RENEA dhe po kaq qartë duket se është çarë edhe nga pantallonat.Efektivi i RENEA e ka ofenduar dhe fyer këngëtarin, që nuk i është bindur urdhrit për t’u larguar.
Në video duket qartë edhe momenti kur polici tenton t’i marrë telefonin atij, që mesa duket po e filmonte këtë debat.
Polici, që mesa duket ka qenë edhe me orar të zgjatur në shërbim e ka humbur durimin, pavarësisht se ndoshta i duhej të vlerësonte kontributin e Noizyt. Sepse, sot çdo kontribut ka vlerë për të shpëtuar një jetë njeriu.