Dalin pamjet e përleshjes me lojtarëve të Evertonit dhe Liverpoolit, u dhanë tre karton të kuq
![Dalin pamjet e përleshjes me lojtarëve të Evertonit dhe Liverpoolit, u dhanë tre karton të kuq](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7959-511x300.jpeg)
Përfundim dramatik pati ndeshja mes Evertonit dhe Liverpoolit në kuadër të Premier Ligës.
Derisa Liverpooli po shkonte drejt një fitoreje të sigurt me rezultatin 2-1, kjo ëndërr iu shua në minutën e 98-të kur mbrojtësi i Evertonit, James Tarkowski, shënoi për të barazuar shifrat në Goodison Park.
Kështu, Liverpooli vazhdon të mbajë kreun e tabelës me 7 pikë larg vendit të dytë, Arsenalit.
Por, kur u mendua se gjithçka mori fund, pas vërshëllimës finale të gjyqtarit, u nxehën gjakrat në fushë.
Ishte Abdoulaye Doucoure (Everton) ai që duket se shkoi për të festuar te tribuna e “Reds”, duke nxitur kështu reagimin e ashpër të Curtis Jones (Liverpool). Aty u krijua një rrëmujë e madhe me Johnesin në mes të saj, teksa lojtarët e ekipeve kundërshtare po shtyheshin me njëri-tjetrin.
Kështu, gjyqtari i ndeshjes vendosi të i ndëshkojë me karton të kuq të dy ata, Doucouren dhe Johnesin, por edhe trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot.
Jones mori kartonin e dytë të verdhë për shkak të rolit të tij në incident, që do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen e radhës. Edhe Doucoure u ndëshkua njëjtë, me kartonin e dytë të verdhë.
Me kartonin e kuq të pranuar edhe Slot që do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.