Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki – Shqipëri
Kombëtarja shqiptare ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve e luan në udhëtim tek Çekia me datë 11 tetor.
Kjo ndeshje do të luhet në “Epet Arena” të Pragës.
Ndërsa gjatë ditës së sotme Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se biletat për këtë ndeshje kanë dal në shitje.
“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se mund të blejnë biletat e tyre për sfidën e tretë në Grupin B1 të UEFA Nations League, Çeki – Shqipëri në linkun Biletat e ndeshjes
Tribunat A2, A3, H1, F20 dhe F21 në stadiumin “Epet Arena” janë në dispoziçion të tifozëve shqiptarë”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.
Pas dy ndeshjesh Shqipëria ka një fitore dhe një humbje.