Dalin fotografitë: Si u zbuluan 17 vite më vonë grabitësit e bankës në Greqi – 53 vjeçari është një kosovar

Dalin fotografitë: Si u zbuluan 17 vite më vonë grabitësit e bankës në Greqi – 53 vjeçari është një kosovar

Një ADN zbuloi autorin e grabitjes së një banke në Kifisia, rrethinën e kryeqytetit grek, Athinës 17 vite më vonë.

Autori i grabitjes sikurse në filmat e hollivudit, me plaçkë mbi 4 milionë euro, është një kosovar 53-vjeçar.

Një degë bankare ishte plaçkitur në vitin 2008 duke hapur një vrimë në mur, e njohur ndryshe si metoda ‘Rififi’, referencë nga filmi francez me të njëjtin emër.

Siç shkruan sot portali grek  The Toc, hajni është një kosovar 53-vjeçar me një rezyme ndërkombëtare, i cili aktualisht ndodhet në një qendër paraburgimi në Francë.

Materiali gjenetik që çoi në identifikimin e tij u gjet në vendin e vjedhjes, por deri më sot nuk ishte “përputhur” me asnjë ADN nga bazat e të dhënave të Policisë Greke. Në fakt, siç u konstatua, i njëjti autor kishte tentuar një tjetër plaçkitje në një bankë në natën e Vitit të Ri 2009, por pa sukses.

Pas një kërkese të FBI-së greke dhjetorin e kaluar, materiali biologjik u vendos sërish në data bazën e të dhënave të policive evropiane dhe nga krahasimi rezultoi se i përket 53-vjeçarit, nga i cili autoritetet franceze kishin marrë së fundmi një mostër të ADN-së.

Procesi i krahasimit të ADN-ve që kërkon kohë dhe që më parë kryhej me kërkesa të veçanta, tani kryhet automatikisht përmes bazës së përbashkët të të dhënave të EUROPOL-it.

Siç mësohet, 53-vjeçari po mbahet në një qendër paraburgimi në Francë, i akuzuar për vjedhje, ndërsa është në kërkim edhe në Gjermani dhe Kosovë për vepra të ngjashme.

Kosovari, me bashkëpunëtorë të panjohur, kishte hyrë në bankën e Kifisias, duke bërë një vrimë në mur. Sulmi ndodhi gjatë festave ortodokse në Greqi në prill 2008.

Sipas hetimeve policore, autorët kishin hyrë nga bodrumi i degës bankare duke hapur një vrimë në mur me përmasa 0.4 x 0.5 m.

Pasi kanë hyrë dhe kanë lokalizuar kasafortën qendrore, e kanë thyer atë dhe kanë marrë mjete monetare në shumë prej 364.100 euro.

Më pas kanë thyer 66 kasaforta të tjera, të cilat kanë pasur bizhuteri, para, monedha ari dhe sende me vlerë, me vlerë mbi 4.000.000 euro.

Para se të arratiseshin, ata ishin siguruar që të zhduknin sistemin e kamerave – DVR.

ADN-ja e lidh kosovarin 53-vjeçar me dy raste të tjera që kishin shqetësuar autoritetet greke. Në natën e ndërrimit të viteve 2009, burri nga Kosova së bashku me bashkëpunëtorët e tij kishin tentuar të hynin sërish në një bankë, këtë herë në lokacionin Agia Paraskevi, por pa sukses.

Një vit më vonë, në nëntor 2010, së bashku me persona të panjohur, ai kishte luajtur një tjetër vjedhje sikurse në filma, në vendin e quajtur Nea Kydonia, sërish në Greqi.

Aty kishin hyrë në një filial të një rrjeti të madh supermarketesh, kishin marrë shumën prej 29.140 euro nga kasaforta dhe më pas kishin nxjerrë 20.000 euro të tjera nga një ATM që ndodhej në dyqan.

Shpërndaje në: