Dalin detaje të reja: Ylli i Premierligës ishte arrestuar edhe më parë për përdhunim
Futbollisti i Premierligës, i cili u arrestua me dyshimin për përdhunim, po përballet me dy akuza të tjera për përdhunim ndaj një gruaje tjetër, sipas raportimeve të reja.
Telegrafi raportoi të hënën se një futbollist ‘i njohur ndërkombëtarisht’ në të 20-at ishte arrestuar në Londër dhe i cili thuhet ska pa përdhunuar një gruan gjatë muajit qershor, shkruan Periskopi.
Lojtari, emri i të cilit nuk mund të përmendet për arsye ligjore, u arrestua në një adresë në Barnet të hënën.
Ylli i Premier League është liruar me kusht deri në gusht pasi kaloi rreth 30 orë në paraburgim duke u pyetur për tre sulme të supozuara, sipas përditësimit të fundit të The Telegraph .
Në një deklaratë të përditësuar, Scotland Yard tha: “Më 4 korrik, një akuzë për përdhunim të një gruaje rreth të 20-tave u raportua në polici.
“U raportua se përdhunimi i supozuar ndodhi në qershor 2022. Më 4 korrik, një 29-vjeçar u arrestua në një adresë në Barnet me dyshimin për përdhunim dhe u dërgua në paraburgim.
“Ndërsa ishte në paraburgim, ai u arrestua më tej me dyshimin për dy incidente përdhunimi që dyshohet se ishin kryer në prill dhe qershor të vitit 2021 kundër një gruaje tjetër rreth të 20-tave.
“Ai është liruar më pas me kusht deri në një datë të pacaktuar në gusht. Hetimet për rrethanat janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim.