Dalim pamjet që dyshohet se tifozët e Llapit thyen xhamat e autobusit të ‘Xhebrailave’
Sot pas ndeshjes mes Llapit dhe Ballkanit, janë shfaqur pamje të shëmtuar, ku janë përleshur me mjete të forta tifozët e të dyja skuadrave.
Për rastin në fjalë ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, ku thuhet se ka arrestuar 21 persona, ndërsa ka pasur tifoz edhe policë të lënduar si dhe dëme materiale.
E pa dëme nuk ka shpëtuar as autobusi i tifozëve të Ballkanit,’ Xhebrailat’, ku në video shihet se disa persona e gjuajnë më gurë autobusin e mysafirëve.
Ai dyshohet të jetë thyer nga disa tifozë të Llapit.