Daku: Po të ishim më syhapur do të merrnim pikë
Shqipëria sonte është mposhtur nga Çekia në Pragë.
Çekët shënuan fitore prej 2-0, me dy golat e shënuar nga Thomas Chory.
Menjëherë pas ndeshjes foli edhe Mirlind Daku, i cili e nisi ndeshjen e sontme nga fillimi.
Ai tha se është pritur një ambient i tillë, pas fitores 3-0 vitin e kaluar, derisa bëri me dije se do të japin maksimumin ndaj Gjeorgjisë.
“E kemi ditur që na pret ambient shumë i nxehtë, duke pasur parasysh që i kemi mposhtur 3:0. E kemi ditur se na pret ambient i nxehtë. Kemi pasur shanse edhe sonte. I kishim dy shanse të mira, po të ishim më syhapur do të merrnim një pikë. Tani është ndeshja me Gjeorgjinë dhe shpresojmë të jemi më syhapur dhe të shfrytëzojmë rastet. Vij me dëshirën më të madhe. Nuk kursehem në asnjë moment. Nuk kemi shumë mundësi të njohim njëri-tjetrin. Mua nuk më ka rënë të luaj shumë me këta lojtarë dhe nuk është njëjtë si në ekip. Shpresoj se do të vijnë edhe golat”, ka deklaruar Daku.