Daku kthehet në Rusi, trajneri tregon se çka i tha
Sulmuesi Mirlind Daku tashmë i është bashkuar Rubin Kazanit në stërvitje.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri i skuadrës ruse, Rashid Rakhimov. Daku nuk u paraqit të shtunën në një miqësore të Rubinit të luajtur në Kazan.
Por është në grupin e lojtarëve.
“Daku sapo është kthyer”, ka thënë Rakhimov derisa ka folur për lojtarët që munguan në miqësore. “Ai është mirë. Djemtë e kanë takuar, kanë folur. E kuptojmë që situata të tilla ndodhin, me Demiralin e Turqisë për shembull. Për fat të keq futbolli është i përzier me politikën tani. Mendoj se punë e lojtarëve është të ndajnë futbollin nga politika. Dhe ia kam thënë Dakut këtë, që duhet të fokusohet në këtë”, ka shtuar Rakhimov.
Daku bëri bujë jo për të mirë në Euro 2024 kur me altoparlant nisi një këngë fyese ndaj serbëve e maqedonasve.
U dënua nga UEFA me dy ndeshje moslojë.