Daja premton lojë të hapur kundër çdo kundërshtari në Ligën e Konferencën
Trajneri i FC Ballkanit, Ilir Daja në konferencën për shtyp bashkë me lojtarin Lumëbardhë Dellova dhe drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi për ndeshjen e kampionit të Kosovës, Cluj në Ligën e konferencës
Kosova prezantohet për herë të parë në një garë të UEFA në klub ku është në grupe të Ligës së Konferencës.
Trajneri, Ilir Daja ka thënë së dihen se ndeshjet në grupe e shtojnë përgjegjësinë pasi që këtu kemi të bëjmë me ekipe më cilësore.
“Ekipet që do të përballemi pa dyshim që janë favorit por ne do të provojmë që të mbasim forcën. Në këtë fazë ne kemi përballë kampionin e Rumanisë Cluj, e ku dihet se përvoja e tyre në këto gara është më e madhe se e jona por ne do të përpiqemi që ta bëjmë lojën tonë”, ka thënë Daja në këtë konferencë.
Sipas tij, Cluj vinë më të freskët në Prishtinë pasi që nuk kanë luajtur në këtë vikend në Rumani, por megjithatë ata do të përpiqen që të luajnë sa më mirë që është e mundur.
Në lidhje me emocionet që ka ekipi në këtë ndeshje, ka folur edhe Lumbardhë Dellova.
Ai tha se Ballkani është mësuar me këtë.
“Jemi mësuar tashmë me emocionet dhe ne besojmë që do të ia dalim me to dhe do të kalojmë sa më mirë në këto ndeshje në grupe”.
Në anën tjetër trajneri Daja ka konfirmuar se Edwin Kuç nuk do të mund të luajë në këtë ndeshje.
“Po, siç e dini ai nuk do të luajë por ne do të mundohemi që kjo mungesë mos të vërehet”.
Drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi ka folur për biletat por edhe “kënaqësinë e tij” që Ballkani do ta prezantojë Kosovën në Ligën e Konferencës, që është gara e tretë më e rëndësishme e Europës.
Derisa ka folur për biletat ai ka shfrytëzuar rastin që të apelojë të tifozët që të blejnë biletat derisa ka thënë se në ndeshjet e ardhshme ata do ta rishikojnë çmimin e tyre.
Trajneri Daja edhe njëherë ka përsëritur së kundërshtarët janë më favorit se ata por së Ballkani do të jetë ajo skuadër me karakter të fortë që e kemi parë edhe gjatë fazës para kualifikuese në grupe të kësaj gare.
“Neve do ta provojmë forcën tonë. Të paktën e dimë se ne nuk do të mbrohemi dhe do të mundohet që të jemi të barabartë me kundërshtarin. Këtu ku kemi ardhur kemi ardhur me rezultate dhe me punë dhe do të vazhdojmë të provojmë që të punojmë edhe tani që ta shohim se a mund të kalojmë në një nivel tjetër”, ka thënë ai.
Daja është pyetur se a mund ta prolongojë Ballkanin pas gjashtë ndeshjeve të grupeve dhe ai ka thënë se tashmë janë në ndeshjen e parë dhe nuk mendon për të gjashtë.
“Ne shpresojmë që stadiumi të mbushet plot dhe kjo është ajo që duan të gjithë lojtarët pasi që ata janë lojtari i jonë i 12-të”.
Në fund, strategu shqiptar më së shumti gjatë kësaj faze i frikësohet lëndimeve dhe intensitetit të madhe të ndeshjeve, derisa ka thënë së më shumë ka punuar në aspektin tekniko taktik se sa me lojtarë individualisht.
“Neve nuk jemi favorit dhe ne do të mundohem që të grumbullojmë sa më shumë pikë. I frikësohem orarit të ngjeshur të ndeshjeve, ku brenda dy jave e gjysmë kemi 7 ndeshje. Nuk jemi në këtë garë për ta kaluar radhën por do të shkojmë që ti matim forcat në maksimum dhe pres që sukseset tona të vinë hap pas hapi”.