Daja pas humbjes nga Llapi: Do të analizojmë ndeshjet me qetësi, kampionati është i gjatë

Daja pas humbjes nga Llapi: Do të analizojmë ndeshjet me qetësi, kampionati është i gjatë

Llapi ka fituar derbin ndaj Ballkanit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Tahir Batatina ka mposhtur Ilir Dajën me rezultatin 3-2, për t’i hapur telashe të mëdha tani ekipit nga Suhareka.

Pas ndeshjes, trajenri Ilir Daja tha se skuadra e tij duhet të analizojë me qetësi ndeshjet dhe do të rikthehet bashkë me skuadrën tek fitoret, pasi tani kanë katër javë pa shijuar një gjë të tillë.

“Kemi filluar shumë keq me atë penallti. Kemi reaguar menjëherë dhe kemi kaluar në avantazh, pastaj kemi pësuar dy gola, është goli i tretë që marrim në goditje standarde. Më pas pati shumë pak lojë, është periudhe kalimtare, ku nuk kemi kohën tonë më të mirë, duhet të analizojmë ndeshjet me qetësi dhe të shohim përpara, sepse kampionati është i gjatë”, tha fillimisht Daja për ArtSport1.

“Kemi kater jave pa fitore. Kemi pasur probleme me kontigjentin, sulmuesit që kemi marrë po adaptohen me lojën tonë”, tha ndër të tjera Daja.

Shpërndaje në: