Daja: Nuk kënaqemi po nuk e fituam Kupën
Ballkani e ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Kampioni në fuqi i Kosovës e eliminoi rivalin lokal, Suharekën 3:2 me rezultat të përgjithshëm.
Pas fitoi minimalisht 1:0 në ndeshjen e parë, Ballkani barazoi 2:2 në të dytën për të shkuar tutje.
E trajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se nuk kënaqen pa e fituar Kupën.
“Pas rezultatit 2:0 e ulëm ritmin pas lodhjes që lojtarët e patën në ndeshjen që e patëm para tre-katër ditësh. E rrezikuam pak kalimin në finale, por falënderojmë Suharekën që luftoi deri në fund të ndeshjes. Bëri diçka të bukur. Na vjen mirë që jemi finalist. Nuk kënaqemi pasi po nuk e ngrite Kupën, shkon dëm gjithë djersa e derdhur për të arritur deri në finale”, tha Daja pas ndeshjes.
Në finale, Ballkani do të përballet me Prishtinën që sot e eliminoi skuadrën e Dritës.