Daja: Duhej të shënonim golin e sigurisë, kishim problemin e madh të mungesave

Daja: Duhej të shënonim golin e sigurisë, kishim problemin e madh të mungesave

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur pas ndeshjes ndaj Sivasspor.

Daja tha se mungesa e finalizmit të rasteve dhe problemi i mungesave ndikuan tek rezultati përfundimtar.

“Mendoj që kemi bërë një pjesë të parë të një niveli të mirë. Ne duhet të shënonim më shumë gola, por kishim edhe problemin e madh të mungesave në mesfushë. Kundërshtari ndërroi lojtarët dhe e freskoi ekipin, gjë që ne nuk ishim në gjendje ta bënim”, tha Daja.

Shpërndaje në: