Daily Mail shkruan për ndihmën që Bebe Rexha dhe Rita Ora po bëjnë për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

Daily Mail shkruan për ndihmën që Bebe Rexha dhe Rita Ora po bëjnë për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

Gazeta e përditshme britanike “Daily Mail”, e ka shkruar një artikull për ndihmat që dy këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha e Rita Ora, po bëjnë për të prekurit nga tërmetet në shtetin e Shqipërisë.

“Daily Mail”, ka shkruar për mobilizimin e dy artisteve shqiptare, përderisa ka treguar edhe detaje rreth tërmeteve të fuqishme që goditën Shqipërinë, ku si pasojë e tyre vdiqën 49 persona.

“Rita dhe Bebe, të cilat kanë prindërit shqiptar, u shfaqen të merakosura në Instagram, duke u drejtuar mesazhe të prekurve nga tërmeti, si dhe i lutën ndjekësit e tyre të dhurojnë para për kampanjat që nisën”, thuhet në artikullin e të famshmes britanike.

Më tutje, bëhet e ditur që Rita ka zgjedhur ta rindërtojë një shtëpi në Tiranë, përderisa Bebe Rexha do të udhëtojë për në Shqipëri për tu ndihmuar nga afër të prekurit e tërmeteve.

“Ekipet e shpëtimit të Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi janë duke punuar në një ndërtesë të shkatërruar të një hoteli në Durrës, ku besohet se ndodhet edhe një person”, thuhet në artikull.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur edhe në Laç ditën e sotme, pasi qyteti ka pësuar dëme të mëdha nga tërmetet e fuqishme të 26 nëntorit. Deri më tani zyrtarisht janë konfirmuar 49 viktima nga këto tërmete.

 

Shpërndaje në: