Dafina Zeqiri me të dashurin nga ‘Ferrari’: Më dërgo në hënë, të lutem
Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, pak ditë më parë e befasoi të dashurin me një makinë luksoze për ditëlindje.
Artistja e famshme i bleu partnerit të saj Kreshnik Gjergjit një ‘Ferrari’ që ka vlerën e mijëra eurove.
Ajo tani ka publikuar një moment të tyre, gjersa ndodhen së bashku në këtë makinë.
“Më dërgo në hënë, të lutem”, ka shkruar ajo.
E në anën tjetër nuk mungoi edhe një përgjigje nga Gjergji, i cili shkurt ia ktheu: “Po, zonjë”.
Ata duket se kanë nisur përgatitjet e dasmës pasi ceremonia do të ndodhë së shpejti.
Çifti do të organizojë një ceremoni më private me miqtë e ngushtë dhe me familjen.
Krijuesja e hitit “A të ka mungu” ka folur shpesh edhe për planet për të krijuar familje.