Daçiq thotë se do kërkojë ekstradimin e Artan Hajrizit nga Gjermania

Daçiq thotë se do kërkojë ekstradimin e Artan Hajrizit nga Gjermania

Ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia do kërkojë ekstradimin e Artan Hajrizit nga Gjermania.

Sipas Daçiqit, nuk është e vërtetë se Faton Hajrizi ia ka vjedhur dokumentat vëllait të tij.

“Ne do të kërkojmë që Artan Hajrizi, vëllai i vrasësit, të ekstradohet nga Gjermania”, tha Daçiq.

Ndryshe, sipas mediave serbe, Faton Hajrizi është vrarë sot në Serbi, pasi nuk pranoi të dorëzohej para njësive policore serbe.

Hajrizi u dyshua se e ka vrarë një polic serb.

Shpërndaje në: