Dacia sapo prodhoi automobilin e 7-miliontë
Automobili jubilar i takon modelit Duster Extreme, dhe ka ngjyrën Urban Gray, motorin TCe 150 dhe ndërruesin EDC.
Fabrika e Dacias në Mioveni e filloi punën në gusht të vitit 1968, ndërkohë që automibilin e njëmiliontë e ka kompletuar në vitin 1985.
Automobili më numër 2.000.000 është prodhuar në vitin 1998, përderisa ai me numër serik 5.000.000 në vitin 2014.
Nga 7 milion automibila, më së shumti janë prodhuar nga modeli Duster, plot dy milionë. Një pjesë e tyre ka përfunduar edhe në Kosovë, ku Dacia duket se i ka adhuruesit e saj.