Dacia festoi suksesin e madh: 2 milion copë Duster
Dacia ka njoftuar se modeli i saj Duster ka arritur një shifër mbresëlënëse, plot dy milionë copë të shitura.
Prej se është prezantuar në vitin 2010 SUV’i rumun ka përjetuar gjeneratën e dytë, por shitjet nuk po ulen. Në dhjetë vite, prej se Dusteri i parë doli nga fabrika, brendi në pronësi të Renault ka prezantuar SUV’in e vet në pothuajse 60 shtete të botës.
Dacia Duster u zhvillua si model i ri, dhe shumë shpejtë u bë veturë e fuqishme dhe e aftë edhe jashtë rrugës. Modeli u ridizajnua tre vjet pas debutimit. Gjenerata e parë ishte në ofertë shtatë vjet, ndërsa e dyta solli transmisionin e parë automatik.
Për nder të dy milion copëve të shitura, Dacia realizoi disa infografikë. Kështu, sipas njërit prej tyre, po të radhiteshin njëri pranë tjetrit dy milion Duster do të zinin një sipërfaqe prej më shumë se 2100 fushave të futbollit.