Curry heq siguresën ndaj Atlanta dhe i jep fitoren GSW, Lakers fitojnë ndaj Charlotte në OT, pa LeBron
Los Angeles Lakers dhe Golden State Warriors kanë marrë nga një fitore këtë mbrëmje në NBA.
Skuadra e Golden State Warriors ka shënuar fitore ndaj Atlanta Hawks, në një ndeshje ku Stephen Curry mori flakë, shkruan Periskopi.
Curry ka shënuar 50 pikë, nga të cilat nëntë tre pikësha, duke shtuar edhe 10 asistime dhe 7 kërcime, në vetëm 35 minuta lojë.
Golden State Warriors fituan me rezultatin 127:113, duke shkuar tani në rekord 9-1 në fillim sezoni.
Në anën tjetër, Los Angeles Lakers, pa shërbimet e LeBron James, arritën të marrin fitore në vazhdime, ndaj Charlotte Hornets, me rezultatin 126:123, shkruan Periskopi.
Anthony Davis ishte lideri i LA, duke shënuar 32 pikë, anash 12 kërcimeve e katër asistimeve, kurse u ndihmua edhe nga Carmelo Anthony që shtoi 29 pikë.
Westbrook pati ‘Triple-Double’, me 17 pikë, 12 kërcime e 14 asistime, derisa pikë dyshifrore kishin edhe DeAndre Jordan (10) e Malik Monk (10). /Periskopi/