Curri vazhdon të jetë trajneri i Prishtinës deri në fund të sezonit
FC Prishtina tashmë ka vendosur që Debatik Curri të jetë trajner i skuadrës së tyre deri në fund të sezonit.
Fitorja e madhe e Prishitnës ndaj Ballkani në Kupën e Kosovës dhe ndeshja ndaj Drenicës në Superligën e Kosovës, siç duket ishin vendimtare për të ardhmen e Currit tek skuadra e kryeqytetit.
“Po Curri do të vazhdoj deri në fund të sezonës po shpresoj që klubi te arrijë objektivat që ka dhe pa diskutim të vazhdoj tutje” – ka thënë Krasniqi.
Ardhja e Currit në stolin e Prishtinës, erdhi pas shkarkimit të trajnerit Ismet Munishi, i cili pati rezultate jo të mira në ndeshjet e fundit dhe me vendimin e bordit drejtues është shkarkuar nga detyra si trajner i Prishtinës
Pas këtij shkarkimi, mediat kosovare kanë raportuar për disa emra të cilët mund të zëvendësojnë Munishin, mirëpo klubi vendosi që vendit e tij Debatik Curri deri në fund të këtij sezoni.
Prishtina aktualisht gjendet në pozitën e katër në tabelën e Superligës me 35 pikë, 17 pikë larg nga lideri i tabelës, Drita.
Mirëpo objetkivi kryesor i klubit të kryeqytetit për këtë sezon, është dalja në Evropë, të cilën shpresojnë të arrijë në ndeshjet e mbetura gjatë këtij sezoni.
Curri gjatë karrierës së tij si lojtarë, kishte luajtur për shumë klube të mëdha si KF Tirana dhe Flamurtari.
Ai poashtu ka luajtur edhe në Ligën e Turqisë dhe të Ukrainës, ndërsa karrierën e tij e përmbylli në vitin 2018 në të njëjtin klub ku edhe e fillojë, pikërisht në klubin e kryeqytetit, FC Prishtina, ku tani është emëruar si trajner i skuadrës së tyre.