Çun Lajçi: Paratë që i kurseva për Iphone, i mora për ilaçe të koronavirusit

Çun Lajçi: Paratë që i kurseva për Iphone, i mora për ilaçe të koronavirusit

Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi me anë të statuseve në Facebook, po e tregon gjendjen e tij shëndetësore.

Para infektimit me Covid, ai tregoi që ka kursyer për tetë muaj rresht, në mënyrë që të blejë një iphone.

Teksa thekson se pas infektimit me koronavirus ka tërhequr paratë për shërim.

O po iu shkruej që t’qeshni bre,

-jo për tjetër, m’besoni,

e ta dini se sa hajvan jam!

*

Tetë muej ditë s’e kam prekë pensionin!

Bahuni bashkë, bahuni bashkë iu thojsha pareve!

U bana ma shumë se gjakovarê!

A dini pse?

Sepse jam hajvan!

Jam i dashunuem n’teknikë si t’isha fëmijë!

Iphon 12 ma rrudhë synin me ato rrush kamerash, që po ua shoh analistave, gazetarve e panelistëve çdo natë, e thojsha shtrengoje rrypin, shtrengoje, bani bashkë paret e bleje thiun!

Kur me mbërtheu Covidi u tuta mos po vdes, e menzi shkova deri të banka.

Merri paret o thi hajvan, se tybe s’të dalin për ilaçe!

Merri se n’vorr nuk t’vyen telefoni!

Pasha Zotin e madh s’iu rrejta, qeshtu kam ba!

Mehesap krejt  i marrë jam!

Dardani, 01.04.2021

Shpërndaje në: