Çudi olimpike: Amerikanet thejnë rekordin botëror në not, por nuk marrin medalje të arta

Çudi olimpike: Amerikanet thejnë rekordin botëror në not, por nuk marrin medalje të arta

Skuadra e vashave amerikane në not janë kthyer në fytyrën e një prej ngjarjeve më interesante të dëgjuara gjatë kësaj olimpiade që po zhvillohet në Tokyo.

Katie Ledecky, Allison Schmitt, Paige Madden dhe Katie McLaughlin kanë thyer rekordin botëror në 4x200m në not.

Ky rekord mbahej nga Australia dhe ishte vendosur në vitin 2019 (7:41.50). Amerikanet shënuan një kohë prej 7:40.73, por, për çudi kjo nuk ishte mjaftueshëm edhe për medaljen e artë.

Ishte skuadra që përfaqësonte Kinën ajo që doli me 0.4 sekonda më shpejtë se sa ShBA-të, për të mbajtur rekord tashmë prej 7:40.33, transmeton Periskopi.

Kësisoj, Kina mori medaljen e artë, ShBA-të u stolisën me medalje të argjendtë dhe Australia mori të bronztën, me kohën 7:41.29. /Periskopi/

Shpërndaje në: