Çudi afrikane: Para konferencës, dikush ngjitet me vrap në skenë dhe ikën me kabllot dhe mikrofonët
Dështim mjerues i organizatorëve të Kupës së Afrikës në cdo aspekt.
Rasti i fundit surreal, ka ndodhur pak orë para çerekfinales mes Tunizisë dhe Burkina Fasos, ku më pas, kjo e dyta fitoi 1-0 dhe u kualifikua për në gjysmëfinale.
Konferenca për shtyp e afrikano-veriorëve në fakt u ndërpre papritur, pasi një burrë hyri brenda, duke shkëputur mikrofonat dhe të gjitha pajisjet elektronike të pranishme, duke u përpjekur t’i merrte me vete.
Shkak për këtë sjellje të çuditshme, shkruan shtypi vendas, është nga çorganizimi i Komitetit Organizator Kamerunas, i cili gati një muaj pas fillimit të eventit nuk ka paguar ende punonjësit për pajisjet teknike.