Cucurella i gjuan në shportë atletet me të cilat gaboi dy herë ndaj Tottenhamit

Skuadra e Chelseat shënoi një fitore të madhe në udhëtim ndaj Tottenhamit me shifrat 3:4, në ndeshjen e javës së 15-të në Premier League.
Mbrojtësi i Kombëtares së Spanjës, Marc Cucurella gaboi dy herë në këtë ndeshje duke ia “dhuruar” dy gola ekipit të Tottenham.
Pasi Blutë e Londrës pranuan golin e dytë, Cucurella shkoi afër pankinës dhe i ndërroi atletet.
Kurse pas ndeshjes, të njëjtat atlete që i pati mbathur i hodhi në shportën e mbeturinave.
“Më falni”, ka shkruar Cucurella në rrjetet sociale.
