Cuadrado gati për kontratën e re me Juventus

Cuadrado gati për kontratën e re me Juventus

Juan Cuadrado është gati që të vë firmën e tij në një kontratë të re me skuadrën e Juventus.

Pas një vere të ngarkuar, kur u aktivizua me kombëtaren e Kolumbisë në Kupën e Amerikës, Cuadrado është kthyer te skuadra e Juventus dhe po mendon për të ardhmen.

Lojtari është afër nënshkrimit të marrëveshjes së re, për të qëndruar në Torino deri në vitin 2023, përcjell Periskopi.

‘Gazzetta dello Sport’ raporton se lojtari pritet të luajë në pozita më ofensive me Allegrin dhe kjo gjë po e josh atë.

Kontrata aktuale e Cuadrado skadon në vitin 2022 por lojtari është gati për një vit më shumë. /Periskopi/

Shpërndaje në: