“Çu shko Hashim”- Veterani ia kujton Kurtit kohën kur i thoshte Thaçit të shkonte në Hagë – përmend edhe ofendimet e aktivistëve të VV ndaj luftës së UÇK
Kryetari i OVL-UÇK në Pejë, Gazemend Syla gjatë intervistës në Periskopi ka kritikuar pushtetin për ofendimet që ka bërë ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Periskopi.
Syla ka kujtuar kur kryeministri Albin Kurti dikur i thoshte ish- presidentit Thaçi të shkonte në Hagë.
“Nëse nuk reflekton Qeveria, kjo edhe ashtu mandatin e ka në fund edhe po besojmë se ky nuk do të jetë më kryeministër i vendit tonë vitin që vjen nese do të kemi zgjedhje të rregullat. Por na nuk do të dorëzohemi në kërkesat tona… na u ka mbush kupa, nuk kemi ku shkojmë më tutje, nuk kemi më alternativa tjera, është konsumu çdo rrugë ligjore. Prej që kanë ardh në Qeveri e dini sa deputetë e sa ministrat, sa qeveritarë e sa zyrtarë e këtij pushteti e kanë ofendu luftën e UÇK-së “, tha Syla
“I mbani mend deklaratat e tyre për ish kreret që po mbahen në Hagë. E mbani mend deklaratën e Albinit, ky ka qenë njeriu i parë që i ka thanë Hashimit çu shko, shko Hashim. U dijke ku me shku Hashimi, ishte Donika Gërvalla pastaj ky ministri i financave( Hekuran Murati)”, shtoi ai ndër të tjera.
Më poshtë video e plotë:
“Shko Hashim”/ Syla: Nuk mbaj mend që luftëtari i UÇK-së u fy më shumë, qoftë edhe në Serbi sesa prej aktivistëve të Vetëvendosjes
#periskopi
Posted by Periskopi Extra on Friday, June 28, 2024