Crvena Zvezda i kërkon falje Zlatan Ibrahimovicit

Crvena Zvezda i kërkon falje Zlatan Ibrahimovicit

Crvena Zvezda i kërkoi falje Zlatan Ibrahimovicit për sharjet etnike në drejtim të tij, gjatë ndeshjes së Europa Leagues mes serbëve dhe Milanit në Beograd.

Suedezi ishte në bankën rezervë përgjatë tërë ndeshjes, derisa Milani barazoi 2-2 në përballjen e parë si mysafir në fazën e eleminimit direkt, transmeton Periskopi.

Pastaj u postua një video në rrjetet sociale nga gazetarja Arnesa Bujusmic-Kustura, ku shihet sulmuesi i Milanit i palëkundur nga thirrjet dhe abuzimet në baza etnike nga fansat e Zvezdës, të cilët as që është dashur të ishin prezent në stadium për shkak të protokolleve anti-Covid.

Agjensioni i lajmeve ‘ANSA’ raporton se klubi sinqerisht i kërkoi falje Ibras.

”Crvena Zevezda dënon në mënyrën më të fortë ofendimet drejtuar Zlatan Ibrahimovicit,” shkroi klubi në një komunikatë.

”Si klub ne kemi bërë gjithçka që të sigurohemi që organizimi i ndeshjes të jetë në nivelin e dy skuadrave madhështore dhe nuk do të lejojë asnjë primitiv të hedh baltë në mikpritjen tradicionale të vendit dhe popullit tonë.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: