Çrregullimi seksual fetishist: Kur quhet ‘problematik’ dhe prek më shumë burrat apo gratë?

Çrregullimi seksual fetishist: Kur quhet ‘problematik’ dhe prek më shumë burrat apo gratë?

Çrregullimi fetishist është një tërheqje e fortë seksuale ose ndaj sendeve të pajeta ose ndaj pjesëve të trupit që nuk shihen tradicionalisht si seksuale. Termi “fetishizëm” buron nga fjala portugeze feitico, që do të thotë “magjepsje e fiksuar”.

Fetishizmi bie në kategorinë e përgjithshme të çrregullimeve parafilike, term i cili i referohet tërheqjes së madhe seksuale ndaj çdo sendi apo personi jashtë stimulimit gjenital.

Njerëz të tillë mund të “fiksohen” pas objekteve si të brendshme apo këpucë më taka të larta, apo pas pjesëve të trupit, si për shembull këmbët. Individi mund të marrë kënaqësi seksuale vetëm përmes përdorimit të këtij objekti ose duke u përqendruar vetëm në atë pjesë trupi.

Çrregullimi fetishist është një dukuri shumë më e zakonshme tek burrat sesa tek gratë dhe madje shumë burime thonë se shfaqet ekskluzivisht vetëm tek burrat.

Kur është shqetësues?

Fetishizmat bëhen problem kur ndërhyjnë në zhvillimin e një jetë normale sociale dhe seksuale ose kur zgjimi seksual bëhet i pamundur pa objektin “fetish”. Për këtë mund të ndihmojnë terapistë dhe ekspertë të seksit dhe marrëdhënieve.

Burimi: Psychology Today

Shpërndaje në: