Cristiano Ronaldo shkatërroi rekordin 37-vjeçar, pasi fitoi ‘Këpucën e Artë’ në Euro 2020
Cristiano Ronaldo mund të mos e ketë fituar Euro 2020, por sulmuesi legjendar portugez prapë shijoi një kompeticion brilant.
Portugalia, fituese e Kampionatit Evropian më 2016, u eleminua nga kompeticioni i kësaj vere në fazën e eleminimit direkt nga Belgjika, transmeton Periskopi.
Por pavarësisht se luajti vetëm një ndeshje përtej grupeve, Ronaldo prapë arriti ta fitojë ‘Këpucën e Artë’ të Euro 2020.
Ylli i Juventusit shënoi pesë gola në tre ndeshje të fazës së grupeve për Portugalinë (dy kundër Hungarisë, një kundër Gjermanisë, dhe dy kundër Francës).
Sulmuesi i Çekisë, Patrik Schick ishte lojtari tjetër që shënoi pesë gola, por Ronaldo fitoi ‘Këpucën e Artë’ pasi portugezi gjithashtu kontriboi edhe me një asistim.
Ta fitosh ‘Këpucën e Artë’ në moshën 36-vjeçare është një arritje fenomenale.
Në fakt, Ronaldo shkatërroi një rekord 37-vjeçar, pasi fitoi këtë çmim.
Sipas ‘The Sun’, Ronaldo u bë lojtari më i vjetër që ka fituar ‘Këpucën e Artë’ në një Kampionat Evropian – dhe atë me një distancë të madhe.
Të shikojmë moshën e secilit futbollist që ka fituar ‘Këpucën e Artë’ në Euro, nga viti 1984.
Tomas Brolin (Euro 92) – Mosha: 22
Milan Baros (Euro 2004) – Mosha: 22
Marco van Basten (Euro 88) – Mosha: 23
Patrick Kluivert (Euro 2000) – Mosha: 24
Alan Shearer (Euro 96) – Mosha: 25
Antoine Griezmann (Euro 2016) – Mosha: 25
David Villa (Euro 2008) – Mosha: 27
Fernando Torres (Euro 2012) – Mosha: 28
Michel Platini (Euro 84) – Mosha: 29
Cristiano Ronaldo (Euro 2020) – Mosha: 36