Cristiano Ronaldo filloi dhe përfundoi kundërsulmin më të mirë që kemi parë deri tash në Euro 2020

Cristiano Ronaldo filloi dhe përfundoi kundërsulmin më të mirë që kemi parë deri tash në Euro 2020

Portugalia e ka mbyllur pjesën e parë me disavantazh 2-1 kundër Gjermanisë.

Ishin portugezët ata të cilët kaluan të parët në epërsi, por e pësuan në vazhdim teksa shënuan dy autogola për t’ia dhuruar epërsinë Gjermanisë, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, goli i epërsisë së portugezëve i realizuar nga Cristiano Ronaldo, ishte padyshim një prej kundërsulmeve më të mira që do të shohim gjatë tërë Euro 2020.

Pasi Portugalia u mbrojt nga një këndore e Gjermanisë, Ronaldo vendosi këmbën në gaz, për ta nisur Kombëtaren e tij drejt një kundërsulmi të frikshëm.

Ai vrapoi në mbështetje të sulmit, para se të qëllonte në portën e zbrazët në fund pas asistimit nga Diogo Jota.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: