Cristiano Ronaldo e pranon pensionimin pas dështimit në Kupën e Botës
Cristiano Ronaldo e ka pranuar se kishte menduar pensionimin nga Kombëtarja e Portugalisë, pasi një Kupe Bote 2022 të dështuar duke e kaluar shumicën e kohës në stol.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë u kritikua shumë për paraqitjet e tij në Katar, pasi përfundoi si zëvendësues deri në ndeshjen çerekfinale kundër Marokut, kur Portugalia pësoi disfatës tronditëse dhe u eliminua.
Ky ishte momenti kur Ronaldo mendoi t’i jepte fund karrierës me ekipin kombëtar, me të cilin shkroi historinë me 118 golat e tij në 196 paraqitje.
Ronaldo tha të enjten në një konferencë për media para ndeshjes ndaj Liechtenstein: “Nuk do të gënjej. Në jetë duhet të vendosim çdo gjë në peshore. Ne menduam dhe reflektuam së bashku me familjen time dhe erdhëm në përfundim se pa marrë parasysh vështirësitë nuk mund të dorëzohemi. Kam shikuar situatat nga perspektiva të ndryshme dhe kam mësuar shumë nga ajo.”
“Jam i lumtur të kthehem përsëri. Roberto Martinez tregoi që ende beson në mua. Gjithmonë kam dashur të luaj. Siç e dini ai foli me të gjithë dhe me mua gjithashtu. E pata mundësinë të kuptoja se kam shumë për t’i dhënë kombëtares. E ndiej dhe e dua dhe dëshira ime është të çoj Portugalinë në nivelin më të lartë. Gjithmonë do ta jap kontributin tim kur të jem i nevojshëm”, shtoi ai.
Menaxheri i Portugalisë Martinez ka konfirmuar se Ronaldo do të jetë kapiteni i skuadrës.
“Ka shumë lojtarë të ndryshëm dhe normal që sistemi do të ndryshojë, por nuk është e imja që të flas. Ndryshimet janë të mira në jetë. Çka ndiejmë në kombëtare është shumë pozitive. Energjia është shumë e mirë dhe e ngrohtë, është ndryshe. Jam i sigurt që jemi të përgatitur për çfarë do që vjen. Jam i sigurt që Portugalia do të jetë skuadër me më shumë sulm.”
Ndeshja Portugali – Liechtenstein do të luhet sot nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve Euro2024.