Cristiano Ronaldo e ka marrë vendimin për klubin e ri, por gjithçka varet nga Mbappe

Cristiano Ronaldo e ka marrë vendimin për klubin e ri, por gjithçka varet nga Mbappe

Cristiano Ronaldo dëshiron të rikthehet te Real Madridi, sipas raporteve.

Por kalimi i tij në ‘Bernabeu’ varet nga vendimi i Kylian Mbappe për të qëndruar apo për t’u larguar nga PSG, transmeton Periskopi.

36-vjeçari ka qenë i lidhur me një transferim larg Italisë këtë verë, pas një fushate zhgënjyese të Juventusit më 2020/21.

PSG dhe ish-klubet, Manchester United dhe Real Madrid kanë qenë të lidhura me superyllin portugez.

Mirëpo, Ronaldo e ka zemrën në Madrid, sipas ‘AS’.

Ronnie po shpreson të ribashkohet me Carlo Ancelottin atje, pasi më herët e kishte përshkruar italianin si ‘burrë të jashtëzakonshëm, një prej më të mirëve dhe më të rëndësishmëve.’

Por ylli portugez e di se çdo mundësi e tij për t’u rikthyer te Real Madridi është e lidhur direkt me të ardhmen e Mbappe.

Francezi është objektivi numër 1 i madrilenëve.

Mbappe, 22-vjeçar, ka vetëm edhe një vit të mbetur në marrëveshjen ekzistuese dhe raportet sugjerojnë se ai dëshiron kalimin te Reali.

Por mungesa e para mund ta bllokojë Realin në transferimin e francezit këtë verë, teksa mund ta sigurojë atë në parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm.

Kjo mund të ndikojë që klubi të vendosë për Ronaldon si zgjedhje afatshkurte.

Që prej transferimit në Itali tri vite më parë, Ronaldo ka shënuar 101 gola në 129 paraqitje. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: