Cristiano Ronaldo blen Bugattin jashtëzakonisht të rrallë që kushton 8 milionë euro
Të premten, Cristiano Ronaldo theu një rekord tjetër.
Këtë herë, nuk kishte të bënte me futboll. Kësaj radhe kishte të bënte me prezencën e tij në rrjetet sociale, teksa superylli portugez u bë personi i parë që arrin në kuotën e 500 milionë ndjekësve në Facebook, Instagram dhe Tëitter.
Është një arritje e jashtëzakonshme nga pesë herë ‘Topi i Artë’, i cili vetëm në Instagram ka 261 milionë ndjekës, transmeton Periskopi.
Numrat janë drithërues dhe nënvizojnë popullaritetin e Ronaldos nëpër platformat e rrjeteve sociale.
Sipas një sutdimi që është bërë nga ‘Buzz Bingo’, 36-vjeçari ka fituar 43 milionë euro nga Instagrami mes marsit të vitit 2019 dhe marsit të vitit 2020 – duke kapur vlerën e një milion eurove për çdo postim.
Qartazi fitoni shumë nëse jeni atleti më i famshëm në botë, siç dëshmohet edhe nga koleksioni i veturave të tij.
Një Mercedes-Benz C220 CDI, një Lamborghini Aventador LP 700-4 dhe një Royce Phantom janë vetëm tri nga veturat që zotëron Ronaldo.
Dhe atyre së shpejti do t’u bashkohet një superveturë tjetër, ultra e rrallë, në formën e Bugatti Centodieci që, natyrisht, nuk është aspak e lirë.
Siç raportohet nga ‘AS’, vetëm dhjetë vetura të tilla do të krijohen dhe secila do të kushtojë nga 8 milionë euro. E keqja e vetme nga kjo është se portugezi do të duhet të pres deri në vitin 2022 për ta pasur në zotërim, pasi Bugatti sapo ka filluar prodhimin.
Por do t’ia vlejë pritjen. Jo vetëm që vetura është drithëruese në dukje, por gjithashtu ka një motor me 16 cilindra që mund të shkojë nga 0 në 100 km/h për 2.4 sekonda dhe 0-200 km/h për 6.1 sekonda. /Periskopi.com/