Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti më i paguar në Premier League, pasi kompletoi transferimin te Man Utd

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti më i paguar në Premier League, pasi kompletoi transferimin te Man Utd

Që prej kur u largua nga Manchester Unitedi për të kaluar te Real Madridi më 2009, Cristiano Ronaldo nuk e mbajti asnjëherë sekret lidhjen e tij me klubin nga ‘Old Trafford,’ e as dëshiron të luajë aty përsëri një ditë.

Të premten, u zbulua se superyllit portugez i ishte plotësuar dëshira, me ‘Djajt e Kuq’ që arritën marrëveshje me Juventusin për transferimin e tij, transmeton Periskopi.

Ai nënshkroi kontratë dy-vjeçare me klubin, teksa do të fitojë një pagë javore marramendëse prej 560 mijë eurove.

Me të drejtat e imazhit dhe bonuset e përfshira, parashikohet që Ronaldo të fitojë më shumë se 653 mijë euro në javë, sa fitonte Alexis Sanchezi tek Unitedi pas transferimit të tij nga Arsenali më 2018. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: