Cristiano Ronaldo arrin marrëveshje personale me Manchester Cityn

Cristiano Ronaldo arrin marrëveshje personale me Manchester Cityn

Cristiano Ronaldo ka bërë një hap gjigant drejt transferimit te Manchester City, të enjten pasdite.

U raportua, sipas ‘AS’, se Ronaldo ka arritur marrëveshje personale me ‘Sheherlitë’, transmeton Periskopi.

Portugezi është pajtuar të nënshkruajë deri në vitin 2023, kontratë sipas të cilës ai do të fitojë 15 milionë euro në sezon.

Marrëveshja do të zë vend nëse Juventusi dhe Manchester City arrijnë akordin për çmimin e lojtarit.

‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme ta lejojë largimin e tij për 25 milionë euro.

City, megjithatë, thuhet se nuk është e gatshme të ofrojë aq shumë për një 36-vjeçar, por ka ofruar shkëmbim me Raheem Sterlingun. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: